LSI: Studentët në protestë, Rama i shërben oligarkëve
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, komenton vendimin e qeverisë për të ulur nga 15% në 8%, tatimin mbi fitimin për biznesin. Sipas saj, tek ky tatim i falur gjenden paratë për realizimin e kërkesave të studentëve. ”Çdo akt i kësaj qeverie tregon çdo ditë e më shumë se janë kundër interesave të qytetarëve. Tashmë i madh e i vogël e ka kuptuar se Kryeministri është një Pinok që meriton çdo epitet. Ja ku e keni me zë e figurë gënjeshtrën e rradhës”,-shkruan Mehmetaj.
Postimi
Skandal! Ndërkohë që mijëra studentë vazhdojnë protestat për arsim cilësor, Kryeministri ul nga 15% në 8% tatimin mbi fitimin për oligarkët që i shërbejnë. Jo më kot e kanë turpëruar dhe zbuar nga auditorët. Ndërkohë që studentëve u merr edhe qindarkën e fundit të djersës së prindërve të tyre, oligarkëve u fal miliona euro, a thua se nuk mjaftojnë konçesionet dhe PPP-të korruptive. Tek ky tatim i falur gjenden paratë për realizimin e kërkesave të studentëve. Tek proçedura korruptive e ”Unazës së Re” gjenden fondet për arsimin. Çdo akt i kësaj qeverie tregon çdo ditë e më shumë se janë kundër interesave të qytetarëve. Tashmë i madh e i vogël e ka kuptuar se Kryeministri është një Pinok që meriton çdo epitet. Ja ku e keni me zë e figurë gënjeshtrën e rradhës.
KOHA JONË SONDAZH

