FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI vlerëson aksionin e Policisë. Rama: Suksese në zbatimin e ligjit

Deputetët të PS-së shigjetuan sot opozitën se ka vetëm kritika ndaj Ministrisë së Brendshme. Por kritikat e mazhorancës, jo gjithmonë janë të vlefshme. Si të për rrëzuar gjithë akuzat e PS, një figurë e rëndësishme e LSI ka përgëzuar sot punën e Policisë së Shtetit, për aksionin e fundit ku u kap një bandë e rrezikshme kriminale.

“Operacion i shkëlqyer për kapjen e vrasësit të dyshuar: profesionalizëm dhe bashkëveprim shembullor mes policisë së Tiranës dhe prokurorisë! Përgëzime dhe të tjera suksese në zbatim të ligjit!”,- shkruan Luan Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Një qëndrim i tillë i numrit dy të LSI, tregon se opozita nuk ka vetëm kritika ndaj forcave të rendit dhe se di të bëjë qartë dallimin mes zbatimit të ligjit dhe abuzimit. Aksioni i sotëm ishte nga ato raste ku Policia reagoi në kohë rekord për një ngjarje të rëndë kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?