FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI zgjedh sot kryetarin dhe delegatët për Konventën Kombëtare

Anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim votojnë sot për zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike si dhe të delegatëve për Konventën Kombëtare.

Janë 225 qendra votimi në mbarë vendin, të cilat do të qëndrojnë të hapura prej orës 08:00 deri në orë 18:00, për t’u dhënë mundësinë të gjithë anëtarëve të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.

Kryetari dhe delegatët do të zgjidhen sipas parimit “Një anëtar, një votë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatët për Kryetar të LSI-së janë Ilir Meta, Përparim Spahiu dhe Shezai Rrokaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë janë rreth 5 mijë emra që do të votohen, për të nxjerrë nga këta rreth 2500 delegatët e Konventës Kombëtare Zgjedhore. Në këtë proces do të zbatohet në mënyrë rigoroze parimi i barazisë gjinore, 50 % e atyre që do të zgjidhen do të jenë nga radhët e LGI-së dhe 30 % të tjerë do të jenë emra që janë propozuar dhe do të përfaqësojnë strukturën e LRI-së në Konventën Kombëtare Zgjedhore.

Deputetët, ministrat, këshilltarët dhe kryetarët e bashkive, do të jenë drejtpërdrejtë delegatë, për shkak të mandatit të përfaqësimit që kanë si të zgjedhur nga populli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?