Luan Rama: “Një urim zemre për “Artistin e Popullit” Robert Ndrenika në ditën e lindjes
Politikë E Mërkurë, 21 Korrik 2021 04:31
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama uron për ditën e lindjes artistin e madh shqiptar, Robert Ndrenika.
“Një urim zemre për “Artistin e Popullit” Robert Ndrenika në ditën e lindjes: Jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe gëzime e mirësi pafund për ju i dashur Berti, që me artin e dashurinë që na ke falur, na ke dhënë një referencë krenarie!”, shkruan Rama.
Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942.
Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”.
Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.
KOHA JONË SONDAZH


