FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama: Shorti për zgjedhjen e Këshillit  të Emërimeve në Drejtësi, skandal

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit  të Emërimeve në Drejtësi. Rama shprehet se procedura e ndjekur në Kuvend ishte proces skandaloz.

Rama thotë se procesi është kompromentuar dhe në krye të institucioneve në drejtësi nuk janë zgjedhur juristët më të mirët.

“Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë! Reforma në Drejtësi e kompromentuar!”,- shprehet Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë e Luan Ramës:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shorti për zgjedhjen e Këshillit  të Emërimeve në Drejtësi (KED) – SKANDAL:

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji!

Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë! Reforma në Drejtësi e kompromentuar!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?