Luan Rama: Të rrëzojmë qeverinë e krimit!
Për situatën e krijuar në politikë, por jo vetëm,. Pas publikimit të disa përgjimeve, ku përflitet emri i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i përfolur nga kushërinj të tij, ka reaguar sërish deputeti i LSI-së, Luan Rama.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ajo çfarë po ndodh ka qenë e parathënë kohë më parë, ndaj dhe për këtë sipas tij duhet rrëzuar qeveria e krimit.
Reagimi i Luan Ramës:
Forca e shembullit kërkon shembullin e ndarjes së qeverisë nga krimi!
Asgjë nuk është e papritur, gjithçka është parathënë: krimi dhe Rilindja është krimi në pushtet, është pushteti i blerë me paratë e krimit, nuk ka rëndësi të kushërinjve apo të komshinjve të krimit!
Forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, pëlqen të thotë gjithnjë Kryeministri!
Dhe që të dëshmojë se nuk e thotë për demagogji, po ja bëj të qartë se forca e shembullit, sot dhe jo nesër, kërkon shembullin e ndarjes së qeverisë nga krimi!
Reforma në drejtësi është para provës që t’u dëshmojë shqiptarëve vlerën për të cilën u miratua! Duhet rrëzuar sistemi i qeverisjes së krimit!
KOHA JONË SONDAZH

