Lubonja ia thotë në sy Bashës: Oligarkët i keni bashkë me Edi Ramën

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, përballë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për oligarkët dhe nismën e PD-së për t’i goditur ata.

Lubonja i tha Bashës se oligarkët janë të Ramës sot, por ishin të Partisë Demokratike, dje.

Meqënëse keni folur shumë për oligarkët, një nga ata që keni përmendur ju, një Ulaj, që i paska marrë koncesionet e Valbonës nga Sali Berisha . Çështja është këtu, e para ky është sistemi që është ndërtuar në Shqipëri dhe ju e dini shumë mirë, Të dyja partitë politike kanë qenë të lidhur me oligarkët.
Këto parti janë mbatjur nga këto oligarkë, që kur ishit ju në pushtet ,ishit më shumë të ndarë dhe i jepnit të dyjave palëve kur ishte dhe Rama në Bashki. Tani ka ardhur momenti që këta i ka kapur qeveria dhe ju jeni braktisur. Populli ka memorie“, u shpreh Lubonja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analisti tha se denoncimet nuk mjaftojnë sepse populli është ngopur me to.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me denoncime ne jemi ngopur dhe populli ka humbur besimin, se kështu ka thënë edhe Rama para se të vinte në pushtet. Pra ne duhet të bindemi që ju kur të merrni pushtetin mos të vazhdoni prapë me Ulajn apo emra të tjerë.”

/TPZ.AL/ 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?