Lubonja: Ku gabojnë studentët

Analisti Fatos Lubonja thotë se protesta e studentëve është tregues i sistemit politik dhe ligjit të arsimit të lartë. Gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, Lubonja u shpreh se partitë politike shpenzojnë në mënyrë katastrofike për propagandë dhe oligarkët, ndërsa për qytetarët nuk bëjnë asgjë.

“Analiza e ligjit të arsimit të lartë do të duhej t’i çonte studentët dhe pedagogët, që janë pjesa më intelektuale e vendit, tek sistemi oligarkik klientelar, që është ngritur në Shqipëri, ku paratë publike shpenzohen në mënyrën më katastrofike të mundshme, ndahen me oligarkët, shpërndahen për propagandën. Pjesa me e rëndësishme e shoqërisë nuk fiton por ka ngelur në varfëri.

Nëse studentët mjaftohen vetëm me kërkesat për mjediset e fakulteteve, kërkesa të tilla ka kudo në Shqipëri. Nëse studentët nuk kuptojnë, se problemi i tyre është problem i gjithë shoqërisë, atëherë kemi një problem. Kjo nuk është më ngjarja më e rëndësishme e vitit, por është thjesht një protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e nevojshme lindja e një partie të re politike, për të përfaqësuar të papërfaqësuarit. Përndryshe, protesta do të shuhet, si protesta e Kukësit, ku iu hoqën disa para kuksianëve. Por, regjimi do të qëndrojë në këmbë dhe studentët nuk duhet ta shohin kaq ngushtë këtë çështje”, – u shpreh Lubonja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?