Lubonja për përdhunimin nga djali i deputetit: Shoqatat e grave heshtën, paguhen nga qeveria

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është diskutuar edhe deklarata e rëndë e oficerit Emiljano Nuhu, lidhur me fshehjen politike të përdhunimit të një vajze, ka deklaruar se ngjarja është shumë e rëndë dhe bëhet akoma më e rëndë sepse politikanët mendojnë se janë të paprekshëm. Lubonja tha se ata kanë policinë, gjykatat dhe pushtetin e plotë, prandaj sillen si të paprekshëm.

“Ajo që e bën ngjarjen të rëndë është mos reagimi. Heshtja, mbyllja, manipulimi. Historia ka njohur shumë ngjarje të tilla, ku mafia, mafiozët, me pushtetin e tyre dhunojnë dhe përdhunojnë.
Problemi është që këta kanë hyrë në politikë dhe kanë shkuar deri në parlament dhe e besoj se këtu kemi të bëjmë me njerëz të pushtetshëm.
Këtyre i duket vetja të paprekshëm, mund të bëjnë cdo gjë se janë gjykata, drejtësia, policia. Ky është rreziku, sepse duhet secili nga ne ta ndjejë veten të pafuqishëm përballë kësaj bande.

Lubonja tha gjithashtu se shoqatat e grave dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kanë heshtur sepse në shumë raste paguhen nga shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi disa shoqata grash që marrin para, nga shteti nga Sorosi dhe rrinë në këtë heshtje kriminale.”

Swiss Digital Mobile Reklama

/TPZ.AL/ 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?