Lufta është regres për njerëzimin, pavarësisht se pasuron dikë …

Nga dom Gjergj Meta-

Ndërkohë që Presidenti rus, Vladimir Putin citon ungjillin e Gjonit, ai amerikan Joe Biden citon Papën Gjon Pali II (përgjysmë). Të dy pastaj kërcënojnë njëri-tjetrin.

Çdo fjalë e tyre kërcënuese është në fakt kërcënim për njerëzimin. A thua mbaruan argumentat e tani u ka mbetur vetëm Zoti?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo luftë nuk ka vetëm një fajtor me siguri, por po me aq siguri – kjo luftë dhe të gjitha të tjerat duhet të mbarojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti, ungjilli, Gjon Pali II, profetë e shenjtorë, nuk janë për përdorim sipas interesit të momentit. Ndryshe kjo quhet ideologji, pragmatizëm, fundamentalizëm.

Religjioni, nëse ka një funksion, është ai i afrimit të njeriut me Hyjin dhe mbrojtjes së të shtypurve e të të varfërve.

Çdo përdorim tjetër është thjeshtë i papërshtatshëm e sidomos kur përdoret për të kërcënuar të tjerët. Kjo është një logjikë që në Evropë e kemi tejkaluar (ashtu mendonim së paku) e nuk mund të kthehemi më mbrapsht.

Njerëzimi i ka të gjitha mundësitë të ringrihet, por kjo nuk mund të ndodhë nëpërmjet luftës dhe armatimeve. Vetëm një shoqëri e paqtë zhvillohet.

Lufta është regres për njerëzimin, pavarësisht se pasuron dikë. Prandaj përpjekjet duhet të jenë për paqen e jo për luftën.

Nëse do paqen, përgatit paqen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?