Lufta kundër krimit të organizuar, ambasadori i BE-së Soreca takon ministrin Xhafaj

Ambasadori i Bashkimit Euro[pian në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, në zyrën e këtij të fundit.

Edhe pse nuk dihen temat e bisedës mes tyre, qëllimi i vizitës ka qenë inkurajimi i institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Takimi me Xhafajt dhe Sorecës vjen vetëm pak ditë pas operacionit të suskesshëm të Policisë së Shtetit që u shtri në Tiranë dhe Shkodër dhe që u përmbyll me prangosjen e grupit kriminal, “Bajri”, operacion ky që do të përshëndetej publikisht nga Zyra e BE-së në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”  për 3 anëtarë të grupit Bajri: Ismet Idrizi Denis Brajovic dhe Klaudio Haxholli.

Këta të tre nuk ishin pjesë 9 personave të  cilët dolën dje para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?