Lufta ndaj krimit, Xhafaj: Takime me ekspertët e FBI dhe DEA-s
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se ka zhvilluar takime me ekspertë të FBI dhe DEA-s amerikane për luftën ndaj krimit në vend.
Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Ministri Fatmir Xhafaj solli në vëmendje operacionet e fundit të policisë, si ai i kapjes së vrasësit me pagesë të Devi Kasmit, sekuestrimet në Lezhë dhe aksioni në Elbasan e Shkodër, duke thënë se këto janë dëshmi e qartë e rritjes së efektivitetit të policisë.
“Takimet e fundit me ekspertë të FBI dhe DEA amerikane për çështje të rëndësishme janë shenjë e konsolidimit me këto dy agjenci me reputacion të padiskutueshëm. Krimi nuk u krijua sot. Kapëm në kohë rekord vrasësin me pagesë, sekuestrimet e dy ditëve më parë në Lezhë dhe aksioni i gjerë në Elbasan mbrëmë dhe sot në Shkodër janë dëshmi e qartë e rritjes së efektivitetit së policisë. Jam i vendosur të mbështes policinë e shtetit, strategjinë e policisë për goditjen e grupeve kriminale duke dërguar para drejtësisë këdo. Policia është aty për të bërë këtë, por duhet mbështetur në këtë betejë të ashpër me krimin. Marrëveshja mes Prokurorisë dhe ministrisë është materializim i marrëdhënieve mes organit të akuzës dhe policisë”-tha Xhafaj.
Ministri Fatmir Xhafaj njihet si një ministër proamerikan dhe zbatues i rreptë i ligjit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

