Lulzim Basha e përjashtoi nga PD, reagon Albana Vokshi

Lulzim Basha e përjashtoi nga Partia Demokratike, reagon për herë të parë deputetja Albana Vokshi, e cila thotë se nuk mund të përjashtohet nga ata që s’kanë lidhje as me PD-në as me demokracinë.

Sipas saj, Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitime të Kuvendit Kombëtar të PD.

Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në.
Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.
I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.
Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022. Në demokraci sovrani vendos!”, deklaron Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?