Lulzim Basha lë ish-deputetët pa pushime, ja cili është plani i radhës i PD-së

Duket se për Partinë Demokratike nuk ka pushime këtë verë. Ky ëshë urdhi i fundit i firmosur nga Lulzim Basha në datën 12 korrik.

Sipas urdhrit të siguruar nga FaxWeb, edhe planit njëkohësisht të PD ndër të tjera thuhet se, të gjithë drejtuesit do të shpërndahen nëpër rrethe, për të koordinuar punën.

Ndërkohë që nuk mungojnë as lëvizjet e drejtuesve politikë të rretheve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo lëvizje vjen si një vendim i Kryesisë, ku degët gjatë sezonit të verës do të kryejnë disa detyra organizative dhe për këtë është ngritur një grup pune.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa nga lëvizjet më të rëndësishme:

Ishte Luçiano Boçi, emërohet Flamur Noka në Elbasan

Enkelejd Alibeaj ishte në Fier, emërohet në Dibër

Edmond Spaho ishte në Elbasan, emërohet në Tiranë

Sahit Dollapi ishte në Lushnje,  emërohet në Korçë

Ervin Saliajni ishte në Korçë, emërohet në Gjirokastër

Endri Hasa ishte në Elbasan, emërohet në Korçë

Oerd Bylykbashi ishte në Durrës, emërohet në Tiranë

Partia Demorkatike prej muajit shkurt ka zhvilluar 10 protestakombëtare me anë të të cilave ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie provizore që do të dërgojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ky urdhër shihet si një lëvizje e rradhës për të mbajtur të karikuar strukturat e PD-së dhe elektoratin e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?