FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Macron bën tentativën e fundit, telefonatë 105 minuta me Putin

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nisur një tjetër përpjekje për të shmangur një pushtim të Rusisë në Ukrainë, e paralajmëruar nga SHBA. Macron pretendoi se ka bindur Putin të miratonte bisedime urgjente që siguron një armëpushim në lindje të Ukrainës.

Ata ranë dakord gjithashtu, gjatë një telefonate 105-minutëshe të dielën, të zhvillojnë diskutime me shpresën e organizimit të një samiti të liderëve për të rishikuar arkitekturën e ardhshme të sigurisë së Evropës, tha Macron.

Por disa orë pas njoftimit të tij, rrjetet e lajmeve amerikane pretenduan se burimet e inteligjencës amerikane po informonin se trupat ruse kishin marrë urdhra për të vazhduar me pushtimin e Ukrainës. Më shumë se 150000 trupa ruse janë grumbulluar në kufij, dhe të dielën ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë tha se forcat ruse të dërguara atje për stërvitje ushtarake do të qëndrojnë në vend për një kohë të pacaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?