FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manastirliu viziton bebet e para të vitit: 2018 vit i fëmijëve

Laeli lindi vetëm 10 sekonda pas mesnate në ditën e parë të vitit 2018 në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe 1 min më vonë lindi Nadia në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi në mëngjes dy bebet e para të vitit në dy maternitetet e Tiranës ku dhuroi pako të posaçme për të porsalindurit dhe uroi vitin e ri 2018 të sapoardhurve në jetë, familjeve të tyre dhe të gjithë shqiptarëve.
“Një djalë, Laeli, në Maternitetin Koço Gliozheni dhe një vajzë, Nadia në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë janë dy fëmijët e parë të vitit, dy fëmijë të shëndetshëm, një ogur i mirë për këtë vit të ri që uroj të jetë i mbarë dhe i begatë për të gjithë shqiptarët”, tha Ministrja Manastirliu.
Viti ka ardhur i mbarë, pasi 9 fëmijë kanë lindur në ditën e parë të vitit në Maternitetin Mbretëresha Gerladinë dhe 7 fëmijë erdhën në jetë në Maternitetin Koço Gliozheni.
Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, viti 2018 do të jetë vitit i fëmijëve.
“Për ne fëmijët janë të parët ndaj viti 2018 do të jetë viti i fëmijēve me nisma shumë të rëndësishme të Ministrisë sonë sa i takon mirëushqyerjes dhe shëndetit të fëmijëve”, tha Manastirliu.
Ministrja falenderoi në mënyrë të veçantë mjekët dhe infermierët që kanë qenë në gadishmëri në natën e ndërrimit të viteve dhe garantoi vijimin e shërbimit së përforcuar edhe në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?