Manja: Kryeprokurori i ri, i përkohshëm. Zgjedhja përfundimtare nga KLP

Në një deklaratë për mediat, kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja ka deklaruar se, prokurori i përgjithshëm i përkohshëm do të jetë ushtruesi i detyrës deri në krijimin e KLP-së, si organi i ngarkuar nga Kushtetuta për të bërë zgjedhjen e prokurorit të ri.

“Pra, do jetë prokuror i sistemit. Pastaj duhet të ketë 15 vjet eksperiencë si prokuror, të ketë kryer Shkollën e Magjistraturës, ose të ketë gradë shkencore në Drejtësi”, ka thënë Manja.

Ai ka saktësuar se dy kriteret e fundit kandidati nuk duhet t’i ketë të dyja njëkohësisht. “Duhet të ketë 15 vjet punë dhe shkollën, ose 15 vjet punë dhe gradën. Sistemi ynë ka të tillë prokurorë dhe unë jam besimplotë se do të kemi”, ka thënë Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një prononcim për këtë proces, kreu i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi se ai që do të zgjidhet do t’i nënshtrohet procesit si gjithë të tjerët. Afati për paraqitjen e kandidaturave sipas tij është 12 dhjetori.

Swiss Digital Mobile Reklama

ManjaDo t’i bëj një thirrje gjithë profesionistëve të sistemit, pra prokurorëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj të bëhen pjesë e kësaj gare. Afati skadon më 12 dhjetor në orën 18:00. Ne do të bëjmë publike listën e kandidatëve për këtë detyrë dhe menjëherë do të caktojmë datën dhe orën e seancës dëgjimore për të gjithë kandidatët. Komisioni ka dy ditë të tjera kohë për të bërë vlerësimin e kritereve për secilin kandidat. Sigurisht, edhe kryeprokurori i përkohshëm do t’i nënshtrohet me përparësi vettingut, njësoj si kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?