Manjani: Emërimi i Kryeprokurorit, puç i rilindjes ndaj kushtetutës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar për debatin mbi zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Manjani e quan antikushtetues emërimin e një Prokurori të përkohshëm.

”Asnjë rrjesht ligjor, askund, nuk gjendet që të justifikojë këtë proçes që ka nisur Rilindja socialiste në Kuvend! Po e përsëris deri në bezdi: prokurori i përkohshëm mund të caktohej vetëm nëse Adriatik Llalla do ishte shkarkuar me Vetting deri më datë 7 Dhjetor. Pas kësaj date, kur atij i mbaroi mandati nuk ka një rregull se si zëvëndësohet në kushtet kur nuk është krijuar KLP”,-shkruan Manjani.

Më tej Manjani e cilëson si një puç që kuvendi ”rilindas” po i bën kushtetutës. ”Ky është ligji! Kjo që bën Kuvendi Rilindas është puç Kushtetues. Kjo e nxjerr përfundimisht Reformën nga shtrati kushtetues dhe ligjor! Ta themi edhe në Anglisht këtë që të bëhemi të besueshëm?! Ambasador i huaj nuk bëhem dot që të flas me “kompetencë”’,-vijon Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Përzgjedhja dhe më tej emërimi eventual i një të ashtëquajturi Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm, është e pa mbështetur as në Kushtetutë e as në ligj!

Asnjë rrjesht ligjor, askund, nuk gjendet që të justifikojë këtë proçes që ka nisur Rilindja socialiste në Kuvend!

Po e përsëris deri në bezdi: prokurori i përkohshëm mund të caktohej vetëm nëse Adriatik Llalla do ishte shkarkuar me Vetting deri më datë 7 Dhjetor. Pas kësaj date, kur atij i mbaroi mandati nuk ka një rregull se si zëvëndësohet në kushtet kur nuk është krijuar KLP.

Ky është ligji! Kjo që bën Kuvendi Rilindas është puç Kushtetues. Kjo e nxjerr përfundimisht Reformën nga shtrati kushtetues dhe ligjor!

Ta themi edhe në Anglisht këtë që të bëhemi të besueshëm?! Ambasador i huaj nuk bëhem dot që të flas me “kompetencë”!!!

E vërteta gjendet e shkruar në ligjet e shtetit! Sidoqoftë kush ka nevojë të njihet me të vërtetën ta lexojë vetë edhe Kushtetutën (përfshi nenet tranzitore) dhe ligjin e ri për Prokurorinë ( megjithë nenin teansitor 109). Në planin politik qeveria po i bën “nderin” e radhës opozitës. Por shtetit po i jepet dërrma e radhës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?