Manjani: Gara për kandidatët e rinj të KLGJ dhe KLP, e paligjshme

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se gara që Gjykata e Lartë dhe Prokurorja e Përgjithshme (e Përkohshme) ka rihapur për të përzgjedhur kandidatë të rinj për KLGJ dhe KLP është e paligjshme.

Në një postim në Facebook Manjani shpejgon se nuk ka asnjë nen që e legjitimon këtë gjë.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa për kujtesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gara që Gjykata e Lartë dhe Prokurorja e Përgjitshme (e Përkohshme) kanë rihapur për të përzgjedhë kandidatë të rinj për KLGJ dhe KLP është:

E PALIGJSHME!

Nuk ka asnjë nen, paragraf apo fjali që të legjitimojë këtë gjë.

Ligjet tranzitore i shkruan si brisk me një përdorim. Ndaj nuk mund ti përdorin dot sot.

Jo se ndryshon ndonjë gjë në inventarin e paligjshmërive të këtij pu-shteti, por thjesht për ta ditur…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?