FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Jo plotfuqishmëri për marrëveshjen e detit, s’ka Gjykatë Kushtetuese

Takimi i djeshëm i kreut të qeverisë Edi Rama në Presidencë me Kreun e Shtetit, Ilir Meta, ka pasur si pikë kryesore Marrëveshjen me Greqinë. Para pak kohësh, Presidenti i Shqipërisë, dha plotfuqishmërinë për vijim e negociatave të marrëveshjes. Por ndryshe mendon ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili ka përçuar edhe një thirrje të fortë.

Me thirrjen për kujdesin për mos dhënien e Plotfuqishmërisë, Ylli Manjani thotë se nuk mund të këtë marrëveshje për sa kohë që në vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. ”Është kjo gjykatë që vlerëson kushtetutshmërinë e marrëveshjeve, por ajo nuk ekziston! Ndaj s’mund të ketë marrëveshje me askënd! Aq më tepër një marrëveshje për de-limitim kufinjsh”,-shkruan Manjani në facebook.

Më tej, Manjani thekson se Marrëveshja e Detit, nuk është vendim qeverie që prish e ndreq ndërtesa. ”Nëse duan të bëjnë ndonjë gjë të hajrit, të publikojnë rezultatin e negociatave dhe një hartë që del nga këto. Të ftojnë opinionin dhe specialistët të japin vlerësimet e tyre, deri sa vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese! Të “përfitojmë” nga kjo gjë absurde! Ndryshe, çdo gjë tjetër është Tradhëti ndaj vendit”,-shkruan më tej Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkrimi i plotë i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani

Swiss Digital Mobile Reklama

Plotfuqishmëri për marrëveshjen e detit?! Në mënyrë absolute jo! Kjo do ishte pjesë e tradhëtisë ndaj vendit. Republika e Shqipërisë për turpin e vet, nuk është në pozita kushtetuese të nënshkruajë marrëveshje ndër-shtetërore me askënd, sepse:

NUK KA GJYKATË KUSHTETUESE!

Është kjo gjykatë që vlerëson kushtetutshmërinë e marrëveshjeve, por ajo nuk ekziston! Ndaj s’mund të ketë marrëveshje me askënd! Aq më tepër një marrëveshje për de-limitim kufinjsh! Pu pu pu pu….

Me gjithë respektin, por: As qeveria, që ka treguar qartë që shet çdo gjë e gjithkënd, për pushtetin e Xhafallarëve e as Ramallarëve; As Presidenti, që ende nuk ka asnjë fjalë për keqqeverisjen; Nuk janë garanci për kushtetuetshmërinë e marrëveshjeve ndër-shtetërore!

Edhe sikur të dy këto institucione të ishin 100% qelibar, prap nuk janë garanci në kuptimin Kushtetues! Kjo garanci sipas Kushtetutes jepet vetëm nga Gjykata Kushtetuese!Si në çdo vend tjetër të botës. Kujtoj që edhe në shtetin e ri të Kosovës, ishte Gjykata Kushtetuese që i dha garancinë përfundimtare marrëveshjes me Malin e Zi!

Republika e Shqipërisë nuk e jep dot këtë garanci kushtetuese qytetarëve të saj! Kulmi! Marrëveshja e detit nuk është as kontratë koncensioni e as vendim qeverie që prish e ndreq ndërtesa publike, apo që pezullon çertifikatat e pronësisë!!!

Nëse duan të bëjnë ndonjë gjë të hajrit, të publikojnë rezultatin e negociatave dhe një hartë që del nga këto. Të ftojnë opinionin dhe specialistët të japin vlerësimet e tyre, deri sa vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese! Të “përfitojmë” nga kjo gjë absurde! Ndryshe, çdo gjë tjetër është Tradhëti ndaj vendit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?