Manjani: Prokuroria të sqarojë, kishte hapur padi për anëtarin e bandës së Habilajve?
Çështja e ekstradimit të Nezer Seitit, anëtar i bandës së Habilajve që dyshohet se bashkëpunonte me ish-ministrin Saimir Tahiri ka shkaktuar polemika për procedurën e ndjekur. Ministria e Drejtësisë deklaroi sot se ekstradimi i tij u bë sipas ligjit.
Ndërkohë, ish-ministri Ylli Manjani në një reagim kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme të sqaroi nëse kishte nisur procedim penale për personin që u kap me disa tonë drogë në Vlorë.
“Pas sqarimit publik te Ministrisë së Drejtësisë, tani duhet të sqarohemi nga Prokuroria e Përgjithshme: kishte apo jo një çështje penale në proces tek Krimet e Rënda personi i ekstraduar? A u arrestua në Vlorë kur u kap sasia e madhe e drogës? Pse nuk e di Ministria këtë fakt?”,- shkruan Ylli Manjani.
Nezer Seitaj u arrestua më 19 tetor në Vlorë, në një operacion ku u sekuestruan 4 tonë drogë. Ndërkohë ndaj tij kishte dhe një urdhër arresti nga ana e Policisë Italiane. Pavarësisht kërkesës për palës italiane, Seitaj duhet të ishte ne proces penal në Shqipëri për shkak të drogës që Habilajve që u kap në Vlorë.
KOHA JONË SONDAZH

