Manjani: Rama aleancë me Turqinë kundër perëndimit

Qeveria shqiptare ka shpallur 2018 si vitin e Skëndërbeut. Për këtë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kur Skëndërbeut ju deshën 25 vite për të mbajtur larg Shqipërisë turqit, po aq vite ju deshën Skënder-Ramës për tu afruar.

Në një postim në Twitter, ish-ministri shkruan se me shpalljen e 2018 nga qeveria si vit i Skëndërbeut, kur heroi kombëtar luftoi për ti mbajtur turqit larg, Rlindja shpall vitin e alenacës me Turqinë.

”Skënderbeut iu deshën 25 vite për të mbajtur larg Shqipërisë turqit! Skënder-Ramës iu deshën po 25 vite për tu afruar me turqit… Ky i fundit ka shpallur vitin 2018 edhe vitin e Skenderbeut, por edhe vitin e aleancës me Turqinë kundër perëndimit! Rilindje, jo shaka”,-shkruan Manjani në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?