FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Rama hashashizoi vendin, por shefi i Fondacionit ”Qemal Stafa”…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së Rexhep Qosjes, se Rilindja nuk ka asnjë faj. Në një postim në Twitter, ai shkruan se sipas Qosjes, Rilindja nuk mban përgjegjësi për hashashizmin e Shqipërisë, por që për Manjanin ky është një krim kombëtar. Sipas Manjanit, kjo ka ardhur pasi Qosja është emëruar shef i Fondacionit ”Qemal Stafa”. ”Mbase e emëron Rilindja shef të Fondacionit “Qemal Stafa”. Është fiks për këtë detyrë”,-shkruan Manjani për Rexhep Qosen.

Statusi

E pa besueshme! Një akademik nuk arrin të shohë asnjë përgjegjësi tek Rilindja për hashashizimin e Shqipërisë! Kulmi është që edhe për këtë krim kombëtar fajin na e paska opozita!!! Mbase e emëron Rilindja shef të Fondacionit “Qemal Stafa”. Është fiks për këtë detyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?