Manjani shpërthen ndaj ambasadorëve: Kur t’i dëgjoj vetëm do qesh!

Ish-ministri Ylli Manjani në një reagim në rrjetet sociale ka shpërthyer në akuza në drejtim të ambasadorëve në vendin tonë, që sipas tij po bëhen qesharakë sa herë që flasin.

Sipas Manjanit kanë qenë përfaqësuesit e BE-së apo SHBA-së ata që kanë mbështetur vendosjen e sistemin autokratik në vendin tonë.

Postimi i plotë i Manjanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani e tutje sa herë të dëgjoj nga Delegacioni i BE, Prezenca e OSBE, Ambasada e USA e ndonjë mision tjetër të huajsh që të flasin për Rule of Laë (sundim të ligjit) në Shqipëri, vetëm do qesh!

Swiss Digital Mobile Reklama

Sepse në fakt janë bërë qesharakë sa më ska!

Kanë mbështetur sundimin e autokracisë ekstreme në këtë vend. Ndaj s’mund të na japin më mend për sundim të ligjit!

E kanë humbur fytyrën të na flasin për ligj e ligjshmëri.

Ne do ta gjejmë një rrugë për t’u vendosur normalitetin Kushtetues në vend, por qartësisht këtë nuk do ta bëjmë as me Soreçën, as me Leylan, aq më pak me Boschard e shokët e tjerë si këto.

Turp! Turp! Turp!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?