Manjani: Të hetohet Edi Rama për akuzat ndaj policit
Nga Ylli Manjani –
Kryeministri nuk ka asgjë për të thënë ende për akuzat e Policit të kërcënuar, por merret me opozitën!
Ndërkohe paska marrë edhe detyrën e “mbrojtësit” të grave prokurore. Në fakt e ndriti me gratë jo prokurore… Me Xh. M e ndriçoi fare!!!
Nejse, po nëse Prokuroreshat i besojnë veten dhe familjet e tyre “engjellit mbrojtës” Kryeministër, ditë të këqija do i presin…
Ndaj do bëjnë mirë të bëjnë atë që nuk e bënë burrat prokurorë; të marrin nën hetim Kryeministrin për domethënien e shprehjes “do ta ndjekim këmba këmbës atë horr”.
Të hetojnë deputetët e Kryeministrit për Kanosje ose vrasje të mbetur në tentativë. Dhe të hetojnë kupolën e Ministrisë së Brendshme përse nuk e mbrojtën policin?!
Kjo e ndan dilemën nëse qeverisemi nga ligji apo nga krimi. Dhe këtë dilemë e ndan normalisht Prokuroria dhe në vijim gjykata.
Të tjerat janë pallavra që shmangin vemendjen nga problemi kryesor…
KOHA JONË SONDAZH

