Manjani: ”Telefoni” i Ramës kërkon të kontrollojë SPAK-un
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan në një postim në facebook, se kreu i qeverisë, Edi Rama nëpërmjet telefonit qeveris vendin.
Manjani ka marrë shkas nga shorti që përzgjodhi një nga kandidatët për anëtar të KLP-së, Kozma Jano, për të cilin PD-ja e ka denoncuar se ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, e që pseudonimin e kishte ”Telefoni”.
Ish-ministri shton se me telefon, Rama komunikon çdo vendim, dhe se në KLP sot ndodhet një ”telefon”, për të cilin Manjani thotë se me këtë do të kontrollojë drejtësinë.
”Me telefon kontrollon parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë! Ndaj sot gjendet një “telefon” në KLP. Ky është Telefoni për të kontrolluar SPAK. Shumë shpejt do shfaqet dhe kompania e re telefonike: RAMA TELEKOM”,-shkruan Manjani.
Statusi i plotë
Telefoni është mjeti me të cilin Kryeministri qeveris. E ka huq të vjetër këtë gjë. Me telefon jep urdhëra; nxjerr helm; jep porosi; përgjigjet në rrjetet sociale e eglendiset.
Me telefon komunikon me vartës dhe jo vartës. Ministra, drejtorë, gjykatës e prokurorë. Me telefon bën biseda të gjata e të mërzitshme me Bisnesmenë… ka shumë për të folur me ta.
Me telefon ngarkon me punë ambasadorët e shtetit të vet dhe të shteteve të huaj. Me telefon zgjedh deputetët, kryetarët, presidentët e çdo gjë që ka apo nuk ka në dorë të zgjedhë!
Me telefon kontrollon parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë! Ndaj sot gjendet një “telefon” në KLP. Ky është Telefoni për të kontrolluar SPAK. Shumë shpejt do shfaqet dhe kompania e re telefonike: RAMA TELEKOM!
KOHA JONË SONDAZH

