Marrëveshja me Greqinë, zbardhen emrat e negociatorëve
Zbardhen emrat e negociatorëve shqiptarë që pritet të nisin bisedimet teknike me palën greke lidhur me çështjen e shumëdebatuar të detit me Greqinë.
Konkretisht mësohet se grupi i negociatorëve përbëhet nga: Armand Skapi nga MEPJ, Gjeneral Major Ylber Dogjani Komandat i Flotës Detare, Artur Meçollari, i larguar nga ushtria por përfaqëson Ministrinë e Mbrojtjes, Arsen Mullai, Viktor Doda.
Po ashtu, negociatorë do të jenë edhe zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajna, si dhe drejtori i AKBN Ardjan Bylyku.
Kujtojmë se sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta sa i takon plotfuqishmërisë për çeljen e negociatave me Greqinë për çështjen detare.
Në letrën që Presidenti i dërgoi Bushatit kërkohej që të saktësohet objekti i qartë për autorizimin e plotfuqisë si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jetë pjesë e grupit negociator. Përsa i përket metodologjisë, Meta kërkoi shpjegim se ku do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte, e ku ai barazlargësisë me korrektim.
Negociatorët
Bashkëkryetar
Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme
Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.
Anetar
Artur Mecollari, i larguar nga ushtria ne vitin 2012
Arsen Mullai,
Viktor Doda,
Aida Hajna zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku, drejtori i AKBN
KOHA JONË SONDAZH

