Marrëveshja Rama-Basha. Paloka: Kam qenë kundër, na kërcënuan!
Deputeti i Partisë Demokratike, dhe njëherazi nënkryetari i Parlamentit për opozitën, Edi Paloka i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, u shpreh se, Basha nuk mund të cilësohet përgjegjës për hyrjen e PD-së në zgjedhje.
Sipas tij, hyrja në zgjedhje është bërë sepse janë detyruar dhe kërcënuar në mënyrë të hapur, ndërsa shtoi se ka qenë kundër marrëveshjes me Edi Ramën.
“Nuk mund ti vej prgjegjësia Bashës pse hyri në zgjedhje. Une kam qenë kundër për marrëveshjen me Edi Ramën. Na kërcënuan të bënim marrëveshjen. Do keni punë me ne! Ishte kërcënim i hapur. Unë znj. Bregu, Astrit Patozi kemi qenë ata që kemi kundërshtuar që nuk mund të hynim në këto zgjedhje kështu”,- u shpreh deputeti.
Paloka tha se, Lulzim Basha është kryetar partie dhe duhej të reagonte, edhe pse marrëveshja ishte e detyruar dhe fushata e detyrueshme gjithashtu, Basha kishte të tjera përgjegjësi.
“Basha ishte kryetar partie dhe duhet të reagonte. Marrëveshja ishte e detyruar dhe fushata e detyrueshme. Basha kishte të tjera përgjegjësi, ndërsa unë tjetër”, u shpreh Paloka.
Ndërsa shoi se, “Ne humbëm në 2013-ën, dhe humbëm keq. Duhet të jemi logjik dhe të ftohë sa i takon prgjegjësive që ka, madje mund të ketë dhe më shumë sesa i thonë kundërshtarët e vetë”.
Ai tha se, zgjedhjet u blen dhe u blenë nga bandat në bashkëpunim me qeverinë.
“Zgjedhjet u blen dhe u blen nga bandat në bashkëpunim me qeverinë”,- u shpreh Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

