Marrëveshja Xhafaj-Marku, Strazimiri: Vrasje barbare e elementit të vetëm konsensual që prodhoi reforma

Anëtari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Gent Strazimiri i është rikthyer sërish sot debatit që shkaktoi nënshkrimi i djeshëm i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme në kuadër të operacionit të shpallur nga qeveria “Forca e Ligjit”.

Për Strazimirin, akti i djeshëm i ministrit Xhafaj dhe kryeprokurores Marku ishte vrasje barbare e të vetmit element konsensual mes PS-së dhe PD-së të reformës në drejtësi, që është SPAK-u, një element ky i certifikuar edhe nga vetë Komisioni i Venecias.

Reagimi i plotë i Gent Strazimirit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji për Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ishte I VETMI element i reformës në drejtësi që kaloi me konsensus!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kaloi përmes një beteje të gjatë e të vështirë të opozitës përballë CILITDO që ishte KUNDËR REFORMËS e që mbronte paturpësisht DEFORMËN E DREJTËSISË!

Kaloi përmes një beteje dhe çertifikimi nga Komisioni i Venecias, ku thyen hundët të gjithë UNTOUCHABLES që dërdëllisin herë si “peshkatarë” e herë si “menaxherë peshkarexhash” nëpër Tiranë!

Nga dje I VETMI ELEMENT KONSENSUAL dhe I ÇERTIFIKUAR nga KOMISIONI I VENECIAS, u vra barbarisht nga DEFORMUESIT e Reformës në Drejtësi! Prokurorja e caktuar PA VETTING e PA LIGJ, së bashku me Fatmirin që s’ka Vettting që e zbardh, kanë ngritur SPAK-un partiak e PA LIGJ, bazuar mbi “URDHRIN 204 të Kryeministrit” dmth, mbrojtësit të Saimir Tahirit që bleu karrigen me paret e HABILAJVE!

Prokurorët që do pastrojnë Shqipërinë, do i caktojë do i pastrojë me VETTING, Fatmiri dhe Prokurorja e PA LIGJ dhe e PA VETTING!

…madje brenda 5 ditëve…

Këtë “film” e kemi parë një herë! Zgjati 46 vjet dhe ishte i përgjakshëm, barbarisht i përgjakshëm!

Nuk kam ndërmend ta shoh prapë madje me të njëjtët “aktorë”, sado i “restauruar të jetë madje, qoftë edhe të dubluar anglisht!

Kjo mbase është pak, por E SIGURTË!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?