Masakra në Mat, reagon Basha: Shteti ka degraduar

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Mat, ku mbetën të vrarë tre persona, punonjës të Bashkisë.

“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që t’ua lehtësoj sado pak dhimbjen. Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”- thekson kryedemokrati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?