Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani
Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani.
Ish-presidenti ndërroi jetë disa ditë më parë në një spital të Gjermanisë.
Sot dhe nesër do të mbahen homazhet zyrtare për ish-Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.
Trupi i ish-presidentit do të përcillet në banesën e fundit i shoqëruar nga një kortezh mortor për në varrezat e Sharrës në Tiranë.
Programi i ceremonisë së homazheve në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani
Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)
– Mbërritja e arkemortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.
– Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.
Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)
Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.
Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
– Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.
– Dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani
KOHA JONË SONDAZH

