Mblidhet sot Kuvendi pas një muaji pushim

Fushata e zgjedhjet mbaruan, dhe Kuvendi mblidhet sot pas një muaji pushim.

Në seancën e sotme, sipas kalendarit të publikuar nga Kuvendi pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH),

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Kuvendi shqyrton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, në seancën plenare të Kuvendit pritet të ketë diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?