Mbyllet numërimi në Lushnjë. Fiton kandidatja e PS, Eriselda Sefa

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Lushnjës, ku fituese ka dalë kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa.

Në përfundim të numërimit të 157 kutive të votimit, ka rezultuar fituese kandidatja e PS, Eriselda Sefa me 20,904 vota, ndërsa pas saj u rendit Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” me 10,983 vota dhe në fund kandidati i PD, Indrit Sefa me 3,692 vota.

Ndërkohë vijon numërimi në Shkodër, ku kryeson Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë, Durrës dhe Dibër, ku kryesojnë kandidatët e PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?