Mbyllja e basteve, Vasili: Në 2016 LSI do votonte ligjin

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se qeveria me Bashkinë e Tiranës, ju deshën 6 vite për të miratuar ligjin për bixhorin. Më tej, Vasili thotë se në 2016 ishte LSI-ja ajo që qeveria të marrë masa të menjëhershme për bastet dhe kazinotë dhe se LSI-ja do të votonte ligjin si grup parlamentar.

Postimi i plotë

Sa të pacipë qeveri e bashki, Teatrin e votuan brenda nates per bixhozin deshen 6 vjet. Ka tre dite qe po qelb dynjane diarreja qeveritare dhe bashkiake tash se fundi, per ligjin e bixhozit. Pasi rruajten sa u shqepen per plot 6 vjet me radhe me kryeministrin ne krye tani po na shesin mbylljen si hatane e madhe qe po bejne. Thjesht po asgjesojne te tjeret qe ti rruajne te gjitha parate per vete me kompanite e tyre. Ketij kryeministrit si genjeshtar qe eshte deri ne legenllek po ja kujtoj prap sfiden, qe i kam bere ne emer te LSI-së,TRE VJET ME PARE, kur tentoi qe tu linte pergjegjesine te tjereve ndersa rruante vete parate si derri me bixhozin. Pikerisht ne 31 Dhjetor 2016 i kam deklaruar qarte dhe prere ketij kryeministrit qe s’rron dot pa genjyer keto fjale,te cilat vlejne ti lexojne edhe shplarovinat e bashkise sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja deklarata e 31 dhjetorit 2016:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen.Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jenë pro mbylljes. Nëqoftëse një deputet i vetëm i LSI nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anëtar i grupit të LSI që s’voton do të bëhej anëtar i bixhozit”.

Ndaj, qeveri e bashki, ndaleni diarrene se t’ju lodhe e do tju ndyje pantallonat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?