“Me ju e kam, nga ministra deri tek…”, Braçe shpërthen ndaj të tijve, kur priten ndryshime në qeveri
Me anë të një statusi në facebook, deputeti i Partisë Socialiste,Erion Braçe ka denoncuar shpërfytyrimet që po i bëhen një kodre mbi Gradishte në Divjakë duke ju drejtuar edhe dikastereve përkatëse të shtetit për mos reagimin e tyre.
Ai e nis statusin duke shkruar: “Mirmengjes çuna! E keni lënë punën kështu? Festa ëëë?! Me ju e kam, nga ministra deri tek inspektori i fundit; e shkatërroi kodrën e bukur mbi #GRADISHTE në #DIVJAKE, ky agai!”
Braçe e vijon reagimin e tij duke theksuar se rasti në fjalë ka vite që ndodh pavarësisht se kush është në pushtet, pasi sipas tij, “Agai” e gjen gjithnjë një njeri që të vijojë të shkatërrojë për fitimet e tij në këtë kodër.
“Ndërhyni sa nuk është vonë! S’ka objekt që të justifikojë këtë masakër! Leje Mjedisore jo e jo!” – shkruan Braçe.
Kujtojmë se gjatë ditës së nesërme, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare ku është përfolur edhe për ndryshime të mundshme në qeveri.
Në këtë rast, duke qenë se Braçe është një nga deputetët më aktiv në grupin parlamentar të PS-së, natyrisht që mund të jetë duke bërë “nxehjen” për ndonjë post ministror në qeveri.
Statusi i plotë:
#MASAKERQENUKNDALET
Mirmengjes çuna!
E keni lene punen keshtu?
Festa ëëë?! Me ju e kam,
nga ministra deri tek inspektori i fundit;
E SHKATERROI KODREN E BUKUR MBI #GRADISHTE NE #DIVJAKE, KY AGAI!
Ka vite qe e ben!
Dhe eshte interesante se pavaresisht kush eshte ne pushtet,
ky Agai e gjen gjithnje nje njeri aty qe te vijoje te shkaterroje per fitimet e tij kete koder!
Edhe kete here po njesoj!
Ne blloko e ju liro!
Shiheni masakren tani!
Mire ullinjte e vjeter, mire edhe shtepite,
por tani e gjithe kodra!
Madje madje edhe rruga e re e sapobere e fshatit Gradishte qe po mban kamione te renduar deri ne 20 tone siper!
Nderhyni sa nuk eshte vone!
Ska objek qe te justifikoje kete masaker!
Leje Mjedisore jo e jo!
Kaq!
Ne do punojme dhe per festa,
aty rrotull jemi!
Po ju presim!
KOHA JONË SONDAZH

