Media e madhe e huaj: Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt konfliktit civil
Nga Dr. Ana L. Scheer, Off Guardian
Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë Rama janë përplasur me Policinë e Shtetit në Tiranë. Protesta u shoqërua me dhjetëra protestues të plagosur, me shumë arrestime dhe përdorimin të pakontrolluar të gazit lotsjellës nga ana e policisë në një zonë ku ka shumë banesa dhe apartamente, duke vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e protestuesve, por edhe të banorëve të Tiranës. Krerët e opozitës akuzojnë qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe blerje të votave. Ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të sigurojë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.
Mediat ndërkombëtare dhe disa zyrtarë të huaj kanë denoncuar qeverinë e Edi Ramës. Gjatë gjashtë viteve të qeverisjes së tij, Shqipëria ka qenë “parajsa” e kultivimit të kanabisit dhe kontrabandës së drogës, duke sjellë të ardhura deri në shtatë miliardë euro, gjysma e PBB-së së vendit. Për më tepër, niveli i lartë i korrupsionit në të gjitha hallkat e qeverisë ka dobësuar ekonominë, ka sjellë papunësi të mëtejshme, ka ngadalësuar procesin e integrimit drejt BE-së dhe i ka detyruar shqiptarët të largohen masivisht nga vendi i tyre.
Për gjashtë vjet, suksesi i vetëm i qeverisë së Edi Ramës ka ka qenë propaganda, pa investime të huaja, asnjë plan zhvillimi dhe asnjë masë për të përmirësuar standardet e jetesës për shqiptarët. Sot, shtresa e mesme përpiqet të mbijetojë dhe pasuria përqendrohet vetëm në duart e disa oligarkëve, të pozicionuar në krah të djathtë të Kryeministrit. Duke pasur parasysh se Shqipëria synon integrimin në BE, qeveria e Edi Rama ka rezultuar me një dështim të plotë.
Së fundmi, një zyrtar gjerman deklaroi se vendet e BE duhet të jenë të vetëdijshme për rrezikun që udhëheqësve të tillë ballkanikë, që në emër të stabilitetit për rajonin, shkelin parimet themelore të demokracisë. Politika e jashtme e Edi Rama, veçanërisht ajo e rajonit të Ballkanit ka shkaktuar shumë shqetësime për shkak të mbështetjes së idesë për ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo iniciativë është shumë e rrezikshme sepse mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë dhe më serioz.
Për sa i përket qeverisjes së brendshme, Edi Rama po sillet si monark i mesjetës. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, parlament ligjor dhe ai ka arritur të uzurpojë organet gjyqësore dhe legjislative. Përfshirja e tij me krimin e organizuar dhe përfshirja e krimit në zyrat e larta është denoncuar për disa vite nga mediat ndërkombëtare dhe autoritetet e huaja. Partitë opozitare kanë lënë parlamentin dhe dorëzuar mandatet e deputetit, duke i kërkuar Kryeministrit të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën krijimit të qeverie kalimtare, që të organizojë zgjedhjet e ardhshme më 30 qershor 2019.
Rama duket se është i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve pavarësisht refuzimit nga opozita për të marrë pjesë. Ky veprim do të ketë pasoja serioze për vendin. Kjo mund ta çojë Shqipërinë në një luftë civile. Nëse Rama vazhdon me planin e tij, një konflikt civil i ashpër do të jetë i pashmangshëm. Me përfshirjen e policisë së shtetit dhe të ushtrisë, priten viktima dhe trazira të dhunshme. Një luftë civile në këtë shtet të vogël ballkanik perëndimor mund të përhapet lehtësisht. Ballkani, “fuçia e baruti” e Evropës, është gati të shpërthejë në çdo moment.
Në situatën aktuale, dorëheqja e Edi Rama duket të jetë e vetmja zgjidhje për të shpëtuar, jo vetëm Shqipërinë dhe popullin e saj, për të parandaluar një luftë civile dhe humbjen e jetëve, por edhe për të gjithë rajonin.
Është një turp që në ditët moderne, vullneti i një njeriu mund të vendosë për fatin e një vendi të tërë. A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta udhëheqë vendin në një luftë civile?

KOHA JONË SONDAZH

