Mediu në SHBA, takime me senatorë e kongresmenë/Stabiliteti lidhet me luftën ndaj…
Kreu republikan Fatmir Mediu, i cili është pjesëmarrës i rregullt takimeve vjetore “Mëngjesit të Lutjeve”, po zhvillon këto ditë një vizitë disa ditore në Uashington DC .
Mediu ka zhvilluar takime në Senat dhe në Kongres, si dhe do ketë takime me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në ditën e parë të vizitës Mediu, ka marrë pjesë në një Konferencë për Europën Juglindore, e cila u mbajtë në “Russell Senate Office Building”, – Capitol Hill, dhe u kryesua nga Kryetari i Komitetit të Shërbimit të Mbrojtjes Senatori Jim Inhofe, republikan i Ohios.
Takimi i organizuar nga Senat Armed Servis Committee, kryetari i saj Sen. Jim Inhofe, u mbajt për të diskutuar për situatën gjeopolitike në rajonin Juglindor të Europës, Ballkanin, rolin e Natos dhe SHBA, rrezikun e Rusisë, në Ballkan, si dhe marrdhëniet e Rusisë me Turqinë, investimet kineze dhe prespektiva Europiane, e të gjithë rajonit.
Sipas kreut republikan, në këto takime theksi u vu tek fakti që stabiliteti i çdo vendi të rajonit lidhet me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe ka diskutuar për dy protestat masive të opozitës,në Shqipëri, ku u kërkua largimi i Edi Ramës.
“Vendosja e standarteve siguron partneritet me SHBA, anëtarësimin në BE”, tha Mediu, duke shtuar se ka qenë mjaft i kënaqur me takimet e rëndësishme me Sen.
Jim Inofe, Sen. Ëicker, Congressman Turner, Congress Pittinger, Admiralin Pat Ëalsh, dhe Bob Destro, Asistant Secretary for Conflict, dhe takimet që ka patur në komitetin e kongresit Prevention Presid of OSCE dhe diskutimet me ta.
Po ashtu, në vazhdën e këtyre takimeve zoti Mediu, zhvilloi takime në Kongres me kongresmenët dhe senatorë të tjerë, ku poashtu me ata kan theksuar se mbështetja që iu dha Shqipërisë nga SHBA, për t’u bërë vend anëtar i NATO-s, u bazua mbi një shtet që duhet të funksionojë në mënyrë demokratike, një vend dhe qeveri që respekton vullnetin e qytetarëve për zgjedhje të lira, dhe lufton krimin dhe korrupsionin.






KOHA JONË SONDAZH

