Mehmetaj: Ja kush duhet të ishte sot pas hekurave

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj në një reagim në Facebook thotë se drejtësia duhet të kishte çuar pas hekurave ministra e korruptuar. Mehmetaj thotë se Rama po përdor drejtësinë nga frika që ka pëe dosjet e veta.

Deklatata e Mehmetaj:

Frika që ka kapur Edi Ramën po nxjerr në shesh uzurpimin që i ka bërë institucioneve të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asgjë që KM po bën nuk do e ndalojë popullin të tërhiqet nga rruga që ka nisur për ta hequr atë nga karrigia që po mban peng.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqet politike që ka nisur nuk i mbulojnë dot dosjet që po lë në heshtje prokuroria e kapur.

Tahiri, Gjiknuri, Beqja, të tjerë ministra dhe Rama vet do duhej të ishin sot mbas hekurave.

As arrestimet në mes të natës, as urdhri i prerë që ditën e diel të vazhdoheshin sulmet politike, nuk fshehin dot zullumet e kësaj qeverie të cilës gjella e tepsisë u është djegur e tymi është shpërndarë gjithandej.

Zoti. Xhika do e provojë pafajësinë e tij përballë drejtësisë, po ju o peshqit e mëdhenj çdo ju mbetet përpara popullit !?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?