Mehmetaj: Ky është momenti për të reaguar ndaj këtij pushteti që po u merr frymën shqiptarëve

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj gjatë takimit me strukturat në Mallakastër të LSI-së, ka diskutuar me të pranishmit mbi problematikat që kanë mbërthyer vendin kohët e fundit.

Mehmetaj i ka ftuar të gjithë mallakastriotët dhe jo vetëm për të reaguar, teksa ka shtuar se nuk duhet lënë ky pushtet që po u merr frymën shqiptarëve.

Fjala e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj me strukturat në Mallakastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më bëhet shumë qejfi që këtu në mesin tuaj shoh shumë miq të vjetër të familjes, me një angazhim të përhershëm dhe një angazhim shumë serioz. Dhe nga ana tjetër ndihem krenare për LSI-në në këtë takim, sepse nuk e kemi pasur mundësinë të takohemi kaq gjerë, se takime më të vogla padyshim kemi bërë, për t’ju shprehur të gjithëve një falënderim shumë të madh për punën që keni bërë në fushatën e 2017, sepse në atë fushatë e treguam më të vërtetë që LSI-ja në Mallakastër është serioze, është e fortë edhe ka premisa për të qenë gjithmonë e më shumë përfaqësuese e  qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Momenti që jemi mbledhur është në fakt një moment kritik, jo për ne, por një moment kritik për vendin dhe është momenti që ne duhet të reagojmë më shumë se asnjëherë tjetër. Secili në shtëpinë e tij, në familjen e tij e ndjen vështirësinë e madhe që po kalojmë, është vështirësi ekonomike, është vështirësi për tu përfaqësuar, është vështirësi nga ana sociale, nga ana shëndetësore, nga ana e arsimit për fëmijët, por mbi të gjitha është vështirësi për ne nga ana emocionale që të jetojmë në vendin tonë ashtu siç e meritojmë, që ti rrisni fëmijët me të gjithë kontributin që ju keni në gjithë këto vite dhe të ndiheni mirë për ta dhe familjen tuaj.

Është një moment që duket sikur shpresa ka arritur fundin, por ky është edhe momenti më i mirë për të reaguar edhe për të hedhur një hap e për të marrë vendimet e duhura dhe për të mos e lënë këtë pushtet që po u merr frymën shqiptarëve, që të vazhdojë asnjë ditë më shumë.

Unë e di që jemi përpara festave dhe dua që ta shfrytëzoj këtë moment edhe për t’ju uruar të gjithëve për të pasur një vit të ri të mbarë edhe të begatë, por asgjë të mirë nuk do të kemi nëqoftëse rrimë dhe nuk reagojmë. Mallakastra është një vend që ka shumë mundësi dhe ofron shumë, por shumë prej jush e dini që dita ditës po mbyllen dyert, po mbyllen mundësitë. Shumë prej jush kanë punuar edhe në uzinë, edhe sot e dinë që dryni është vënë aty në dyert e Uzinës dhe nuk arrihet dot që të vijnë të ardhura për familjen.

Shumë prej jush e dinë që qendrat shëndetësore janë të paarritshme dhe të paprekshme. E dini që nuk ju vijnë shërbimet  ashtu siç duhet dhe pse në fakt mundi juaj dhe kontributi juaj duhet të ishte shpërblyer  shumë më mirë më shumë se çdokush tjetër.

Nuk dua të zgjatem, dua t’ia kaloj fjalën Kryetares së LSI , ajo do të thotë gjithë qëndrimet e LSI. Por dua t’ju kërkoj si vajza juaj që ta tregojmë në këto moment se çfarë dinë të bëjnë mallakastriotët,sesi dinë ta ngrenë kokën, të luftojnë për veten e tyre dhe familjen e tyre dhe të organizohemi sepse ky vit që vjen do të sjellë sfida përpara. Por sfida jonë kryesore është që të ndërtojmë një shtet që na përfaqëson dhe jo një shtet që na merr frymën.

Faleminderit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?