Mehmetaj: Qytetarët do t’i japin goditjen përfundimtare kësaj qeverie
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e ftuar në “Fax News” për të folur për çështjen ”Saimir Tahiri”, tha se para drejtësisë sot duhej të ishte Rama së bashku me Tahirin dhe Çakon. Mehmetaj ju bëri thirrje qytetarëve që të flakin nga pushteti këtë qeveri, pasi sipas saj Rama qëndron pas gjithë kësaj situate në Shqipëri
“LSI-ja prej ka ngritur fuqishëm problemin e krimit, mbi të gjitha drogës që po shkatërron jetën e shqiptarëve. Tahiri është njëri nga ata, por Rama është kryesori. Tahiri doli i pari sepse ka mbajtur barrën kryesore të këtyre aktiviteteve të drogës. Ndaj prokuroria kishte nisur hetim. I pari që duhet të ndëshkohet dhe të kishte dhënë dorëheqjen është Edi Rama, e ka mbështetur personalisht narkotrafikun dhe më pas Saimir Tahiri dhe Haki Çako që ka luajtur një rol kryesorë në lidhje me narkotrafikun. Sot para drejtësisë duhet të ishin Rama bashkë me Tahirin dhe Cakon, dhe jam shumë se sigurtë që ka edhe deputetë dhe ish-ministra të lidhur”, tha Mehmetaj
Në lidhje mbledhjen e sotme për Tahirin Mehmetaj tha se duhet të kiste qenë mbledhja më e shkurtër, por sot shqiptarët e panë që Rama mbrojti Tahirin.
“Duhet të kishte qenë mbledhja më e shkurtër, arsyeja është e paprecedentë, nuk duhet të kishte nevojë as për pyetje të zgjatura, por deputetët duhej t’i hapnin rrugë drejtësisë. Sot shqiptarët e panë Ramën që mbrojti Tahirin dhe arsyeja kryesore është se është i lidhur dhe vetë”, tha ajo.
Mehmetaj tha gjithashtu se për LSI-në ky shtet është i kapur nga krimi dhe se qytetarët do t’i japin fund kësaj qeverie.
“Luftë e pandalur kundër krimit në pushtet. Ky shtet që është i kapur nga krimi të lirohet dhe kjo qeveri të shpërbëhet. Kjo situatë po bëhet e prekshme dhe e dukshme sepse e vërteta po del në dritë diellit dhe qytetarët do t’i japin fund kësaj qeverie”.
KOHA JONË SONDAZH

