FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meidani: A nuk i prishi Rama edhe kinematë historike për pallate?!

Ish-presidenti Rexhep Meidani ka reaguar ndaj prishjes së fasadës historike të stadiumit “Qemal Stafa”,  duke përcjellë dy mesazhe në një. Ai shkruan në profilin e tij në Fb këto radhë:

“Një mik i mirë, ndjekës i kujdesshëm i përplasjeve politike – mediatike, më dërgoi sot këtë mesazh:

“Pse çuditen? A nuk ndodhi po e njejta gjë me kinemanë “17 Nentori” apo dhe me kinemanë “Republika” disa vite me parë?!

Swiss Digital Desktop Reklama

A nuk po ndodh e njejta gjë me stadiumin “Qemal Stafa” dhe fasadën e tij?!

Swiss Digital Mobile Reklama

A nuk shoqërohen ato me ndërtime shumëkatëshe?! Po, pse?…Ende nuk qenka e qartë apo “nuk keni parë gjë akoma”. Në fakt, një pyetje për të gjithë duhet të jetë: Cili objekt publik e ka tashmë radhën…?”

Pikërisht, me këtë mesazh të thjeshtë, por tepër kuptimplotë, ai me ndriçoi mendjen. Shpresoj që këto rreshta të tij t’iu ndriçojnë mendjen edhe juve…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?