FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesila Doda: Edi Rama ka shkelur vijat e kuqe, bën negociatorin Turqi-Greqi, kur me Greqinë kemi akoma ligjin e luftës

Mesila Doda ka thënë që Rama po bën negociatorin mes Turqisë e Greqisë, kur me këtë të fundit ka një ligj lufte në fuqi.

“Rama po e përdor këtë si një kauzë për t’i thënë BE-së që ka edhe rrugë të tjera. Kjo është në nga ato mënyrat që nuk i shkojnë. E ka bërë edhe më krizën në Bjellorusi. Nga ana tjetër ka shkuar të negociojë me një vend, me të cilin ka akoma ligjin e luftës nëpër këmbë.

Janë disa vija të kuqe që janë anashkaluar. Rama nuk mund të bëjë këtë politikë të jashtme në vetë të parë, kur kemi një ligj lufte, detin dhe çështjen e tokës, duhet të jetë edhe presidenti, opozita, parlamenti dhe palët e tjera. Kjo duhet bërë në një shtet normal.”,- tha Doda në emisionin PolitikOn në Televizionin Ora.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?