Mesila Doda: Kjo nuk është Europa që kërkuam. Diplomatët nuk kanë qenë kurrë kundër popullit

Një nga studentet më aktive në protestat dhe grevën e urisë së vitin 1991, ka përkujtuar sot Ditën e Rinisë me një status të veçantë në Facebook.

Ish-studentja e Dhjetorit shkruan se Europa e sotme që nuk e sheh drogën dhe ndërtimin e një sistemi demokrature, nuk është Europa për të cilën dolën në rrugë të rinjtë vite me parë.

Ish-deputetja, në komentin e saj ku ka postuar dhe një foto nga protesta e studentëve në vitet ’90, ka një mesazh dhe për diplomatët. Ajo thotë se për herë të parë diplomatët e vendeve të rëndësishme nuk po i shohim më në krah të popullit, por në krah të pushtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Mesila Dodës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Reflektim per 8 dhjetor

E duam Shqiperine si gjithe Europa…

Ne te vertete Europa e pati shume te veshtire te pranonte Shqiperinë, apo te sillej bujarisht dhe ta ndihmonte ate ne krijimin e nje sistemi te vertete demokratik..

Sot eshte nje Europe qe demokratura e sotme ne vend i duket normale, vendi i permbytur me droge i duket normalitet dhe shenje e luftes ndaj trafikut…

Kjo nuk eshte Europa qe doja, kjo nuk eshte Europa qe kerkuam…

E fundit fare.. per here te pare ambasadoret me te rendesishem jane perballe popullit dhe ne krah te pushtetit. Me kete rast po bien gjithe mitet e ndihmes dhe drejtësisë se ambasadoreve…

Kete vend mund dhe duhet ta bejme vetem ne!!!”.

https://www.facebook.com/mesiladoda/posts/10156879217533662

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?