FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta dhe Panariti vizitojnë një kompleks blegtoral në Fier: Këto investime rrisin prodhimin vendas

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i shoqëruar dhe nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kanë vizituar ditën e sotme një kompleks blegtoral në fshatin Agim, të Fierit. Ky kompleks ka zgjeruar aktivitetin së fundmi, dhe ka aplikuar grandet e AZHBR-së, në vlerën e 20 milionë lekëve.

Teksa vlerësoi investimet e kësaj natyre, kreu i Kuvendit u shpreh se kjo formë sipërmarrje rrit prodhimin vendas.

“Ferma të tilla janë rruga për një zhvillim të sigurt”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, ministri Panariti tha se ferma të këtyre përmasave janë jo vetëm shembull i investimeve në blegtori, por edhe mundësi për të punësuar persona të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është ferma më e madhe në këtë zonë, që ka 30 të punësuar të përhershëm dhe që është shembulli i investimeve në blegtori. Para 3 vitesh ishte sfida e radhës që industria e qumështit të sigurohej dhe kjo fermë është një shembull garantimi. Ministria e Bujqësisë nëpërmjet AZHBR e ka mbështetur këtë investim, dhe këto investime garantojnë një sasi qumështi të një cilësie të lartë. Ky model garanton edhe fabrikat e qumështit. Ata që do të ndërtojnë modele të tilla në blegtori e bujqësi, do të më kenë në krah”, tha ministri Panariti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?