FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Do bëjmë çdo gjë që reforma të bëhet me konsensus

Në pritjen e organizuar me ambasadorët e Shqipërisë në botë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi, për të cilën tha se do të bëhet gjithçka që të arrihet konsensusi, për ti dhënë vendit imazhin që i takon. Duke shprehur mirënjohje për kontributin e ambasadorëve në botë, Meta tha se reforma në drejtësi do ta bëjë më të lehtë punën e tyre.

“Ne i dimë vështirësitë me të cilat ndesheni edhe ju dhe do të punojmë në ditët në vijim që të përfundojmë reformën në drejtësi, në mënyrë që ta bëjmë më të lehtë punën tuaj. Ne do të bëjmë çdo gjë që kjo reformë të bëhet me konsensus dhe mbi të gjitha ti japë imazhin që i takon vendit tonë”­ deklaroi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?