Meta e kthen vëmendjen tek fëmijët: Të reflektojmë për të sotmen dhe të ardhmen e tyre

Në foto: Presidenti Meta me tre fëmijë që jetojnë në Fshatin SOS

Presidenti i vendit, Ilir Meta, e ka kthyer vëmendjen sot posaçërisht nga fëmijët dhe të drejtat e tyre:

“Sot, në ditëlindjen e UNICEF, – shkruan Meta në Fb, – të reflektojmë për të sotmen dhe të ardhmen e fëmijëve, për të rritur përkujdesin e dashurinë, veçanërisht ndaj atyre pa kujdes prindëror, si dhe për të promovuar të drejtat e tyre e për t’ju garantuar të ardhmen në një Shqipëri më njerëzore.”

Swiss Digital Desktop Reklama

UNICEF, shkurtesa në anglisht për United National International Children´s Emergency Fund (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet), u themelua në 1946, fillimisht për të lehtësuar pasojat e luftës, ndërsa tani merret me mirëqenien e fëmijëve në vendet ne zhvillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

UNICEF ka marrë mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të mbrojë të drejtat e fëmijëve, të ndihmojë për përmbushjen e nevojave të tyre bazë dhe zgjerojë mundësinë e tyre për të arritur potencialin tyre të plotë, duke zbutur kështu një nga problemet sociale më të rënda të ditëve të sotme. Qendra e tij është në New York; Shqipëria është shumë aktive që nga viti 1992.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?