Meta flet për raportet me Greqinë: Cipras ka një energji tepër pozitive për zgjidhje historike
Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuar sonte në orën 20:55 në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.
Gjashtë muaj pas largimit nga LSI dhe zgjedhjes në krye të shtetit, Meta do komentojë në këtë intervistë aktualitetin politik në vend, pas paralajmërimit të opozitës për protesta në fund të janarit dhe pozicionin e tij si President i Republikës në raport me këto zhvillime, marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, shtetësinë për Janullatos, votën e Shqipërisë në OKB, si dhe çështje të tjera si Reforma në Drejtësi dhe Vettingu apo dhe pritshmëritë e Shqipërisë gjatë 2018-ës për çeljen e negociatave me BE.
Presidenti Meta flet për raportet me Greqinë
I pyetur se si e sheh garën e Ramës me Thaçin për dialogun me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, Presidentit tha se “përgjegjës për dialogun me Serbinë janë institucionet e Kosovës. Ato s’mund të zëvendësohen nga Tirana dhe as ka vend për paternalizëm”,- tha Presidentit Meta
Kreu i shtetit ka komentuar dhe marrëdhëniet me Greqinë. Meta u shpreh optimist për një marrëveshje pozitive mes dy vendeve. Ai tha se Kryeministri grek, “Cipras ka një energji tepër pozitive për zgjidhje historike”.
Zgjedhja e Kryeprokurores
I pyetur nëse zgjedhja e Kryeprokuroes vetëm me votat e maxhorancës do ta ngadalësojë Reformën në Drejtësi, Meta tha se “duket sikur situata është kthyer përpara korrikut të 2016, ku kishte përpjekje për të bërë një reformë jo me konsensus e sipas rekomandimeve të Venecias, por për të dështuar një reformë dhe faturuar fajin diku tjetër”.
“Është thënë se Shqipëria ligjet i bën të mira, por çalon te zbatimi. Këtë radhë ne nuk do bëjmë gabim fatal. Kushtetutën e kemi shumë të mirë për çështjen e reformës në drejtësi. Pavarësisht nga disa detajime që u bënë atëherë, duke mosparashikuar disa zhvillime në zbatimin e saj të cilat më pas kanë krijuar disa interpretime të ndryshme lidhur ne ndërtimin e institucioneve të reja. Kur palët këcënojnë njëra-tjetrën nuk garantojnë për institucione të reja, për drejtësi të re”.
https://www.facebook.com/ilirmetaj/videos/1631678023545131/
KOHA JONË SONDAZH

