Meta i kthehet Ramës: Hiq dorë nga gallatat, se do falimentojmë!
Presidenti Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët për deklaratën e kryeministri Rama që LSI do të futet bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Por Meta e shmangu një përgjigje për këtë çështje, ndërsa u bëri thirrje të gjithë politikanëve në qeveri e opozitë që të përqendrojnë vëmendjen te rritja e borxhit publik, që sipas tij, është një kambanë alarmi për vendin.
“Duhet të gjithë të marrin seriozisht çështjen e situatës me borxhin, mos të bëjnë sikur nuk shikojnë, edhe faktorët që pretendojnë se janë në opozitë. Është në interes të një grupi të caktuar në qeveri, që ka kapur shtetin, për të fshehur të vërtetat. Është edhe në interes të një grupi oligarkësh, që përfitojnë shumë nga kjo situatë, por është një dramë në rritje për shumicën e familjeve shqiptare. Të heqim dorë nga gallatat me ekonominë, me financat, aq më tepër me borxhet. Koha e gallatës duhet të marrë fund dhe koha e ndëshkimit duhet të fillojë shumë shpejt. Jam i sigurt edhe për këtë çështje”, tha Meta.
KOHA JONË SONDAZH

