FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta mesazhe të koduara nga Bosnja: Thonë që macet me qentë nuk shkojnë!

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur shqiptarët mëngjesin e sotëm me një video nga Jahorina e Bosnjes, aty ku mori pjesë në Samitin e SEECP-it. Atje takoi gjithë shefat kryesor në takim, ku ra në sy debati me kryeministren e Serbisë për njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe takimi me Presidentin turk, Erdogan.

Sot Presidenti Meta shfaqet me një qenush në duar, Darkon, të cilin me sa duket ka ndër mend ta marrë në shtëpi. Meta me humor i ka dërguar një përshendetje maces së tij të dashur në Tiranë, Sashës: “Shpresoj të takohen së shpejti. Thonë se qentë dhe macet nuk shkojnë, po ky nuk është rasti,” shton kreu i shtetit me buzëqeshje.

Po kujt ia nisi mesazhin e kriptuar nga Bonja? Kryeministrit? PS-së?

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti nuk e ka nxjerrë kot videon dhe togfjalëshin “Thonë se qentë dhe macet nuk shkojnë, po ky nuk është rasti…”. Se nuk shkoi në Bosnjë për qenushin Darko!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kodifikimi i mesazhit mund të përkthehet në Tiranë në muajt në vazhdim.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit:

Mirëmëngjes të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës! Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?