FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Opozita ka bërë krime që bëhen një herë në 100 vjet!

Presidenti Ilir Meta u pyet ditën e sotme lidhur me opozitën në vend, nëse ka ndonjë këshillë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Por Ilir Meta u përgjigj prerë:

Nuk kam asnjë këshillë për opozitën se ka bërë gabime fatale, pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë, një pjesë tjetër aq e pati thellësinë e gjykimit, siç ishte djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve e bojkoti i reformës në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto nuk janë gabime por krime që nuk bëhen një herë në katër vjet, por një herë në 100 vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kam asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?